Shëndetësia futet në grevë 24 orëshe

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 12:00 | Nga

Punëtorët shëndetësorë janë futur në një grevë të përgjithshme njëditore të cilën e ka organizuar Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

Greva ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit dhe përfundon të premten në orën 7:00 të mëngjesit.

Qëllimi i kësaj greve është shfuqizimi në tërësi i ligjit mbi paga dhe rritja e pagave prej 15%, ligj ky i cili sipas federatës është diskrimunes për punëtorët shëndetësorë.

Përndryshe në QKUK po trajtohen vetëm rastet emergjente dhe raste të cilat janë të shtrirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme