Uran Ismajli: 70% të barnave i gjeta pa kontratë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 12:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Uran Ismajli kur ka ardhur më krye të detyrës, vitin e shkuar, e ka gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë 70% të barnave pa kontratë.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, ministri Ismajli tha se blerja e barnave pa kontratë, ka qenë e panevojshme, joligjore dhe i ka kushtuar Buxhetit të Kosovës.

“Në dhjetor të vitit 2017 ka qenë mungesa e madhe e barnave dhe barna pakontratë. Ne si qeveri e re kemi ardhur në shtator dhe kur është bërë analizimi 70% e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë pasur fare kontratë”, tha Ismaili, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ndalja e keqpërdorimeve ka qenë shumë e vështirë. Dëshira më e madhe, sipas tij, qe që të bëhet furnizimi me barna në spitale, por ndalesa e keqpërdorimeve ishte synimi kryesor .

“Tani 65% e produkteve kanë kontratë, 24% janë në procesura vlerësimi she 10 janë anuluar, me këtë ne kemi kursyer 1 milion euro”, tha Ismaili.

Në lidhje me revidentimin e barnave, Ismajli tha se kjo ka zgjatur pa nevojë, sepse është dashur të fillohet më herët me këtë temë.

“Lista esenciale revidimi ka qenë një vullnet i të gjithëve në sektorin e shëndetësisë për të bërë këtë sepse ka mbetur për një kohë të gjatë pa pasur nevojë”, theksoi Ismaili.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu tha se furnizimi i barnave 100%, ashtu siç ishte edhe premtimi i ministrit, ishte dashur të kryhet deri në fund të muajit qershor, por kjo nuk ka ndodhur.

“Në lidhje me furnizimin me barnave e di që keni kërkuar kohë deri ne fund të muajit qershor ku keni thënë se do të bëhet përmirësimi dhe të gjitha spitalet do të kenë 100% të furnizimit por kjo nuk ka ndodhur dhe ende mungojnë barna nga lista esenciale dhe në muajin maj mbulueshmëria nuk e ka arritur as 50% sa i përket barnave dhe materialit shpenzues”, tha Baftiu.

Anëtari i komisionit, Haxhi Avdyli tha se ministri po merret më shumë me probleme ditore dhe çështjet e mëdha nuk po i merr parasysh dhe të mundohet më shumë në zgjedhjen e tyre afatgjate.

“Kam pritur një angazhim më të madh nga ju, janë munduar me i zgjidh çështjet e përditshme me agjenda ditore, javore, por reforma e shëndetësisë duke filluar nga dy ligjet për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore, unë ju rekomandoj më shumë të koncentroheni në reforma të tjera si ligji për shëndetësi”, tha Avdyli.

Ndërsa, Bekim Haxhiu kërkoi nga ministri sqarim për çështjen e insulinës, ku ministri i kaluar kishte pasur kritika në lidhje me përbërësit e insulinës ku insulina vetëm 2 përbërës nga 6 kishte pasur insulina humane dhe kjo ka ndikuar keq në gjendjen shëndetësore të pacientëve.

Ai tha se nga Ismaili ka pritur që të merr masa të tjera për ndalimin e kësaj gjendjeje dhe se është i shqetësuar edhe me barnat të cilat hynë në Kosovë, por kanë origjinë nga vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe se sipas tij kjo nuk është e sigurt.

“Barnat me origjinë nga Kina, India që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe institucioni ynë për produkte medicinale nuk kanë bashkëpunim me këto vende, si po arrijnë të hyjnë në treg këto barna dhe si mund të kemi besueshmëri të këtyre barnave, ku në çdo pyetje që u dërgohet këtyre vendeve ata na u përgjigjen që nuk e njohin Kosovën si shtet dhe as nuk duan të merren me këtë”, tregoi Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme