Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 08:28 | Nga

Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Infermierëve”, projekti i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinjë të drejtimit të infermierisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të infermierisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, profesionistët e lëmive të ndryshme të mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofroj edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e infermierisë në nivel ndërkombëtar.

Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin eksperteve të fushës së infermierisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të popullatës, edukimin e gjeneratave te reja të Infermierëve, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Infermierëve”, realizohet në bashkë-organizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin „Universi“, Kolegjin „Fama“, Kolegjin e Shkencave Mjekësore „Rezonanca“ si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

“KISCOMS”, në kuadër të Simpoziumit të parë ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, që realizohet në kuadër të shënimit të “Ditës së Infermierëve”, tani dhe viteve në vazhdim, do të nderojë dhe vlerësojë me mirënjohje për veprimtari jetësore personalitete të respektuara shqiptare dhe të huaja nga fusha e Infermierisë.

Këtë vit, me Mirënjohje për Veprimtari Jetësore, nderohen : Fetije Huruglica, Infermiere para pensionimit dhe Udhëheqëse e Divizionit të Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Shehide Zuka, Infermiere në pension si dhe Hasime Tahiri, Infermiere në pension.
Në kuadër të Simpoziumit, nga ora 08:00-15:00, studentët dhe mësimdhënësit e Kolegjit “Universi”, do të realizojnë aktivitete promovuese, edukuese e shëndetësore për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve. Ky aktivitet mbahet para në Swiss Diamond Hotel Prishtina, duke matur tensionin e gjakut, pulsin, peshën trupore, gjatësinë si dhe do të kalkulojnë Indeksin e Masës trupore për secilin person, qytetar i cili dëshiron ta bëjë këtë. Këto shërbime ofrohen pa pagesë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme