Shërbimi Korrektues reagon pas “paragjykimeve” të avokatit Gashi

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 21:54 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka reaguar pas deklarimeve të avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, duke vlerësuar se kështu prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen. ShKK thekson se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. D

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues, thuhet në një komunikatë shtypi që e përcjell për medie Ministria e Drejtësisë.

“Në pajtim me të gjeturat, ShKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”.

Shërbimi Korrektues thotë se është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit. “Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuqi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme