Shipitullasit kërkojnë nga Haradinaj t’i punësojë në KEK

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 07:58 | Nga

Banorët e fshatit Shipitullë kanë protestuar të enjten para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mbajë premtimin për punësimin në Korporatën Energjetike të Kosovës pas marrëveshjes së arritur për shpronësim, shkruan sot Koha Ditore. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të ndalojnë punimet që janë duke u kryer në tokat e tyre.

Por në Zyrën e Kryeministrit kanë thënë shkurt se Haradinaj nuk u ka premtuar punësim, por vetëm përparësi në konkurset që hap KEK-u.

“Banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë u lejohen përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë të zonës së veçantë së paku pesë vjet, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së 15 shtatorit të vitit të kaluar.

Banorët e këtyre zonave kanë protestuar disa herë, duke kërkuar që të përmbushet kërkesa e tyre për punësim, ashtu siç iu ka premtuar kryeministri Haradinaj…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme