Shoqata e Malazezëve të Kosovës dënon sulmin ndaj Vitore Stavilecit

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 13:15 | Nga

Fillimisht si qytetarë të Kosovës e pastaj edhe si malazezë nuk mund të qëndrojmë anash dhe të kundrojmë heshtazi sulmet e shpeshta fizike ndaj grave. Prandaj dënojmë me urrejtje sulmin qyqar ndaj Vitore Metajt – Stavileci, thuhet në fillim të reagimit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.

Derisa po e shkruajmë këtë dënim me shqetësim pyesim nga po shkon kështu Kosova dhe çfarë po bëjmë individualisht e kolektivisht si shoqëri që ta nxjerrim nga humnera në të cilën po zhytemi gjithnjë e më thellë.

Në fund me pikëllim konstatojmë se Kosovën dhe qytetarët e saj po e presin ditë të vështira. Por, duam të besojmë se do të mbledhim forcë që të ndalim dhunën dhe të përmirësojmë fotografinë e keqe për vetë ne të cilën tash e sa kohë po ua dërgojmë partnerëve e miqve tanë strategjikë në gjithë botën, përfundon reagimi i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve të Kosovës, i nënshkruar nga kryetari i saj,Sllobodan M. Vujiçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme