Shoqata “Jetimat e Ballkanit” vazhdon t’i ndihmojë familjet skamnore

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 08:57 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vazhdon t’u del në ndihmë familjeve skamnore në çdo cep të Kosovës.

Këtë të shtunë djelmoshat e kësaj organizate vazhduan misionin e tyre në qytetin e Drenasit, me ç’rast ndihmuan tri familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë sociale.

Për këto familje u ndan gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje.

Këto tri familje, dy në Drenas dhe njëra në fshatin Krajkovë të kësaj komune përveç mungesës së shtëpive, po e vuajnë edhe mungesën e gjërave ushqimore.

Drejtues të kësaj shoqate bën të ditur se misionin e tyre do ta vazhdojnë edhe në ditën e ardhshme, ngase familjet që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë janë të shumta.

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Të ngjashme