185 studentë kosovarë përfundojnë studimet Master në ShBA

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 12:38 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndihmuar sistemin arsimor në vend me rreth 30 milionë dollarë.

Prej tyre rreth 25 milionë dollarë janë shpenzuar për shkollimin e studentëve kosovarë në ShBA, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një konferencë të përbashkët për media me rektorin e universitetit “James Madison”, kanë folur për përfitimet e studentëve nga Marrëveshja e Bashkëpunimit të cilën e kanë nënshkruar kohë më parë.

Sipas tij, 185 studentë kosovarë tashmë kanë përfunduar studimet Master në universitete të ndryshme në ShBA.

“Gjatë kohës sa unë kam qenë në detyrë të ministrit nga qeveria amerikane ne kemi përfituar më shumë se 30 milionë dollarë ndihma amerikane prej të cilave afër 25 milionë kanë shërbyer për të dërguar rreth 185 studentë në programet e plota master në shumë programe të universiteteve amerikane”, ka thënë ai.

Bajrami ka thënë se kjo gjeneratë që është e para, shumë shpejt do të kthehet në Kosovë dhe do të jetë një potencial shtesë për Kosovën.

Rektori i “James Madison University”, Jonathan Alger, ka folur për sistemin e arsimit të cilin e aplikon universiteti që ai drejton.

“Tri aspekte në të cilat ne fokusohemi në planet strategjike. E para është ajo që ne e quajmë mësim me angazhim, ku kjo nuk nënkupton vetëm marrjen e shënimeve për ato që flet profesori. E dyta është angazhimi me komunitetin, në nivel lokal, në nivel të shtetit dhe në nivel global dhe e treta, është angazhimi qytetar. Ne flasim me qytetarët për të drejtat që kanë ata, por edhe për obligimet që kanë ata”, tha ai.

Alger la të kuptohet se ShBA-ja do të vazhdojë përkrahjen për sektorin e arsimit në Kosovë edhe në të ardhmen.

Lexo më shumë:

Të ngjashme