Bytyqi u përgjigjet protestuesve të Abrisë

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 14:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi pas takimit që ka pasur me banorët e fshatit Abri të Drenasit tha se Ministria e Arsimit nuk u ndan buxhet për komunat por Ministria e Financave.

“Vendimi i DKA-s në Drenas është për mbylljen e këtyre shkollave. Ky shqetësim ka qenë që nga marrja e vendimit më 31 gusht, dy ditë para se të filloj mësimi, vendimi është thirrur në mungesë të buxhetit dhe është thirrur se Ministria e Arsimit nuk i ka nda buxhet të mjaftueshëm, për arsye se ka qenë një vendim jo i drejtë, sepse Ministria e Arsimit nuk u ndan buxhet për komunat por Ministria e Financave. Megjithatë ne kemi kërkuar që të gjendet zgjidhja për këtë çështje që fëmijët të mos dëmtohen por nxënësit të vazhdojnë shkollën”, tha Bytyqi.

Sipas tij, MAShT vetëm mund të ndërmjetësojë në gjetjen e një zgjidhjeje, raporton EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: Banorët e Abrisë e vazhdojnë protestën për shkollën “Shotë Galica” para objektit të MAShT-it

“Si duket nuk kanë qenë shumë në disponim të dy palët. Pra, kryetari i komunës, DKA-ja  dhe prindërit nuk kanë bashkëpunuar siç duhet, dhe nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët pastaj vijnë dhe kërkojnë zgjedhje dikund tjetër, pasi që nuk gjejnë zgjidhje tek komuna”, tha ai.

“Ne u bëmë të qartë prindërve që vullneti ekziston. Kemi vullnet me ju gjetë zgjidhje, por nuk kemi mundësi ligjore, sepse MAShT nuk ka asnjë lloj mundësie me ndërhy në komunë për të gjetur zgjidhje.”

“Ne mund të ndërmjetësojmë që të gjendet një zgjidhje, këtë ia kemi shprehur edhe DKA-së, kemi kërkuar nga ajo që të i bëj kërkesë Ministrisë së Financave nëse ekziston problemi i buxhetit, dhe ne do të ndërmjetësojmë me Ministrinë e Financave që të gjejmë një zgjidhje, që edhe për këtë vit shkolla të hapet, pastaj vitin tjetër duhet shumë më herët të ulemi dhe të diskutojmë bashkë edhe me prindërit, që të gjendet një zgjidhje që ata kanë nevojë të gjendet një ndërmjetësues, por ne nuk kemi asnjë lloj mundësi tjetër ligjore”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme