Kolegji AAB nderohet me “Çmimin e Partneritetit” nga ISA

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e hapjes së punimeve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, e ardhmja që po krijojmë” në Tetovë të Maqedonisë, nga mbi 40 universitete me të cilat ka bashkëpunuar Instituti Shqiptar i Sociologjisë në 10 vjetët e fundit,“Çmimi i Partneritetit” iu nda Kolegjit AAB, të cilin në emër të institucionit e pranoi prorektori për Shkencë, dr.sc. Hasan Saliu.

Dr. Saliu duke u falënderuar për çmimin, ka thënë se marrja e këtij çmimi është një nder për Kolegjin AAB, sepse vjen nga një anëtar i shoqatës globale, International Sociological Association (ISA): “Kam kënaqësinë që në emër të rektorit të Kolegjit AAB, prof. Lulzim Tafa, t’ju shpreh falënderimet e sinqerta për këtë çmim, ndërsa konferencës t’i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese”, u shpreh Saliu.

Saliu tha se bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Institutin Shqiptar të Sociologjisë ka rezultuar mjaft i frytshëm në organizimin e konferencave shkencore, siç ka qenë konferenca e vitit të kaluar në Prishtinë, ku ka pasur rreth 200 pjesëmarrës, ndërsa edhe konferenca e sotme është rezultat i këtij bashkëpunimi.

Ai u kujtoi pjesëmarrësve në konferencë se Kolegji AAB është institucioni më i madh jopublik jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, për nga programet e akredituara, numri i studentëve, infrastruktura, numri i stafit akademik dhe komponentës shkencore që kultivon në hulumtime dhe organizimin e konferencave shkencore ndërkombëtare.

Ky aktivitet shkencor është organizuar në bashkëpunim me Universitetin“Aleksandër Moisiu”të Durrësit, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Kolegjin AAB dhe Qendrën Evropiane për Arsim Profesional (QEAP–HEIMERER), Institutin Shqiptar të Sociologjisë, Shoqatën Sociologjike Shqiptare, Shoqatën Ndërkombëtare të Sociologjisë, Forumin Sociologjik të Ballkanit.

Punimet e konferencës zgjatën dy ditë dhe u zhvilluan paralelisht në disa sesione tematike, ku në mesin e shumë studiuesve prezantuan edhe një numër i mësimdhënësve të Kolegjit AAB si: Elizabetë Musliu, Alberita Bytyqi, Xhevahire Izmaku, Naile Demiri, Donik Sallova, etj.

Më konkretisht në këtë konferencë u trajtuan tema mbi faktorët shtytës dhe tërheqës, mbi aspektet pozitive dhe negative të shkaqeve dhe të pasojave të sektorit të arsimit nga sholla fillore e deri te arsimi universitar, autonomia e shkollave dhe universiteteve, trajnimi dhe fuqizimii mësimdhënësve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve, etj..

Nga konkluzionet e dala nga kjo konferencë u tha se arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë dy kategori që ndërlidhen në mes tyre dhe e kushtëzojnë njëra tjetrën përkatësisht e ndihmojnë njëra tjetrën, ngase nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa arsim të njëmendtë, dhe nuk ka arsim të njëmendtë, të saktë e të vërtetë pa zhvillim të qëndrueshëm material, shpirtëror e shoqëror përgjithësisht.

2-kolegji-aab-nderohet-me-cmimin-e-partneritetit-nga-isa

3-kolegji-aab-nderohet-me-cmimin-e-partneritetit-nga-isa

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme