UP paralajmëron padi të re për kthimin e pronës që i është dhënë Kishës Ortodokse

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 15:58 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka mbajtur një konferencë për medie, lidhur me vendimin që është marrë nga Gjykata e Apelit, e cila vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për të tërhequr padinë e UP-së, për pronësinë ku gjendet Kisha Ortodokse, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se nuk do të heq dorë nga pronat që ka pasur në shfrytëzim universiteti. Derisa u paralajmërua një padi e ri për pronën që i është dhënë Kishës Ortodokse.

“ UP  asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga ato prona. Do të bëjmë përpjekje që t’i kthejmë ato prona për arsye se UP ka nevojë për këto prona. Edhe Kuvendi Komunal na ka marrë prona por kurrë nuk do të heqim dorë që t’i kthejmë ato prona. Dua ta bëj të qartë që flitet për vitin e 2015-të  që unë nuk kam qenë në krye të UP-së”, tha Dema.

Në anën tjetër sekretari Esat Kelmendi bëri të ditur se kanë përgatitur padi të re, lidhur me kthimin e pronës.

Kelmendi tha se Gjykata nuk e ka konfirmuar që toka është e kishës, por përshkak të mosëpjesëmarrjes është vendosur që të tërhiqet padia.

“ Përgjigjjen mund ta gjeni edhe në Gjykatën Themelore kur e kemi bërë kërkesën. Nuk e ka konfirmuar që toka është e kishës por që është tërhequr padia. Ne nuk kemi marrë pjesë sepse na ka humbur është harruar kërkesa për të marrë pjesë në gjykatë. Ne kemi iniciuar procedur të re për padi”, tha ndër të tjera rektori Dema.

Rektori bëri të ditur se pasnesër do të mbahet mbledhja e këshillit drejtues, ku do të përpilohet plani i mëtutjeshëm.

Dema tha se asambleja komuanle e Prishtinës duhet të marr vendim që të i’a kthej universitetit pronën. Në konferencë, u tha që çdo vendim që merret nga komuna për ndërhyrje në pronat që janë në shfryëzim të universitetit duhet që të merret pëlqimi i universitetit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme