Studentët e UBT-së vizituan lokacionet e rrëshqitjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 15:21 | Nga

Studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë të UBT-së, realizuan vizitë studimore në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Gjuricë – Suharekë, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së rrëshqitjeve dhe shkëputjeve të masave të dheut dhe shkëmbinjve, dhe pastaj, ofrimit të ideve  dhe propozimeve për përmirësimin dhe minimizimin e këtyre dukurive.

Ndër tjerash, vizita kishte për qëllim që studentet të njihen edhe me veprat inxhinierike që realizohen, duke i marrë në konsideratë metodat dhe teknikat që rrjedhin nga këto disiplina shkencore dhe gjithashtu, të njihen me formacionet litologjike që e ndërtojnë këtë segment të autostradës.

Aktiviteti u realizua në bazë të planprogramit të punës që zhvillohet në lëndët: “Punime Tokësore”, “Gjeomekanikë” dhe “Gjeoteknikë”.

Studentët gjatë realizimit të kësaj vizite ishin të shoqëruar nga prof. dr Hysen Ahmeti dhe prof. dr Hazir Çadraku

Të ngjashme