Thaçi kujton 109-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 109-vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky vendim i tyre, forcoi edhe orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit.

“Sot është 109-vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe. Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit”, ka shkruar presidenti.

“Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme