Shpallen 12 vizatimet fituese kundër korrupsionit, konkurruan 640 nxënës

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 16:55 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të rinjtë nga e gjitha Kosova kanë dërguar 640 vizatime me motiv luftën kundër korrupsionit, në garën e hapur nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, 12 prej tyre u shpallën fitues dhe fituan nga Ipad.

Gara “Si e shohim korrupsionin?” kishte për qëllim të inkurajojë nxënësit e klasave 6-12 që përmes vizatimit të shprehin perceptimin e tyre mbi korrupsionin; që përmes vizuelizimit, të shprehin se çka është korrupsioni dhe cilat janë pasojat e korrupsionit.

Këto 12 vizatime do të vendosen në një kalendar vjetor dhe do të shpërndahen në institucione të ndryshme.

Mato Meyer, këshilltar i lartë për anti-korrupsion në UNDP, tha se kishin kërkuar nga fëmijët të vizatojnë për korrupsionin dhe si ndikon ai në jetën e tyre. “Na kanë ardhur 640 vizatime prej tërë Kosovës dhe ishte e vështirë të zgjedhim më të mirat. Vizatime kanë të bëjnë me atë se si ka ndikim korrupsioni tek ta”.

Ai ka treguar se në vizatime, sektorët që janë paraqitur më së shumti dhe ndërlidhur me korrupsionin janë shkollat, mjekët dhe politika.

Shpallen 12 vizatimet fituese kundër korrupsionit, konkurruan 640 nxënës, drejtor i Agjencisë Anti-Korrupsion, në ceremoninë e organizuar në mjediset e kësaj agjencie, tha se nxënësit po “e ngjallin” këtë ambient, i cili zakonisht është serioz sepse merret me raste korrupsioni.

“AKK-ja së bashku me UNDP-në është munduar që t’i sensibilizojë dhe nxënësit që të na përkrahin në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ai.

“Është bërë përzgjedhja e 12 nxënësve që kanë përfituar nga ky projekt. Edhe atyre që nuk janë përzgjedhur, iu dëshiroj suksese sepse edhe ata kanë dhënë përpjekje për luftën kundër korrupsionit”.

Andrew Russell, koordinator i UNDP-së në Kosovë, duke iu drejtuar të rinjve theksoi se ata mund të japin kontributin e tyre duke luftuar korrupsionin qysh tani dhe jo të presin të rriten më shumë.

“Faleminderit që keni marrë pjesë në këtë kompeticion, që jeni bashkangjitur në luftën kundër korrupsionit. Faleminderit qe keni qenë partner të mirë në luftimin e korrupsionit.

Shihet që ju mund të filloni të luftoni korrupsionin në moshë të hershme jo të pritni deri të rriteni dhe ju mund të filloni t;i ndryshoni gjërat që tani. Nuk duhet të pritni ta mbaroni shkollën apo universitetin, por duhet të filloni ta bëni Kosovën një vend ku nuk ka hapësirë për korrupsion”, theksoi Russell.

Të ngjashme