Shpend Ahmeti u lexon tregime fëmijëve për 1 Qershor, kërkon të lexojnë më shumë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 11:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Festivalit ” Prishtina Lexon”në komunën e Prishtinës tash e pesë ditë janë duke u mbajtur aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti edhe këtë vit ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara. Ai së bashku me fëmijët ka lexuar libra në këndin e leximit në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Ahmeti  tha se është e rëndësishme që në këto ditë të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë të kthejnë shprehinë e leximit te fëmijët.

“Në vend se të merremi vetëm me urime për pesë vite organizojmë këtë aktivitet duke dashtë të theksojmë rëndësinë e librit dhe leximit në përgjegjësi është me rëndësi që të kthejmë shprehinë e leximit tek fëmijët. Kemi një feeeback tepër të mirë edhe nga shkollat edhe nga prindërit.

Yll Rugova Drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës,tha  se për dallim prej viteve të tjera, këtë voi “Prishtina Lexon” do të zgjasë një javë me aktivitete të ndryshme.

“Përveç që është 7 ditë organizimi është bërë i decentralizuar po është njëri nga organizatorët. Edhe me organizuat lexime të tjera sot ka organizim edhe më autobus edhe në kafiteri ftoj të gjitha që edhe në këto dy ditë të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara”.

Arben Ahmeti nga organizata ETEA, tha se shpreson që ky aktivitet të jetë program vjetor, raporton EO.

Përveç këtij aktiviteti në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur edhe aktiviteti “Sill një libër – merr një tjetër” si dhe është mbajtur diskutim  lidhur me të drejtat e fëmijëve.

Aktivitetet të ngjashme do të mbahen gjatë gjithë ditës në sheshet dhe bibliotekat e Prishtinës në kudër të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve.

 

Të ngjashme