Shpërblehen pikturat më të mira me temë demokracinë

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 15:07 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës shumë fëmijë kanë pikturuar në nderë të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, por jo të gjithë u shpërblyen për punën që kanë bërë.

Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, ka ndarë shpërblimet për tri vendet e para, raporton Ekonomia Online.

Diella Valla ka marrë vendin e parë, Enea Lajqi vendin e dytë dhe Eda Zajmi ka marrë vendin e treta.
Fitueset u shpërblyen me certifikata.

Ky aktivitet u organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Gjatë ditë Kuvendin e Kosovës e kanë vizituar qytetarë të shumtë.

Gjithashtu në Kuvendin u mbajt edhe forumi “Demokracia dhe Parandalimi i Konfliktit”.

Motoja globale e Ditës së Demokracisë këtë vit përqendrohet në nevojën kritike për të forcuar institucionet demokratike, për të promovuar paqe dhe stabilitet, një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse me respekt për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Të ngjashme