Shqiptarët e veriut të Mitrovicës kërkojnë kushte për jetë normale

Prishtinë | 17 Sht 2016 | 12:59 | Nga

Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës po vazhdojnë të përballen me kushte mjaft të vështira të jetës dhe të diskriminuar në çdo aspekt.

Në lidhje me këtë përfaqësuesit shqiptarë të veriut të Mitrovicës, të mbledhur në Organizatën ‘Këshilli i Veriut’, i përbërë nga pesë përfaqësues tëe lagjeve të banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, në një konference për media të mbajtur të shtunën afër urës së Ibrit, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe faktori ndërkombëtar që të merren seriozisht me kërkesat e tyre.

Kryetari i “Këshillit të Veriut”, Nazmi Ismajli, tha se në veri gjendja e tyre ekonomike është mjaft e rëndë.
Sipas tij, serbët ndërtojnë kurse shqiptarët nuk guxojnë të bëjnë asgjë.

“Gjendja në veri është shumë të rëndë. Serbët ndërtojnë kurse ne nuk bëjmë asgjë”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i Kodrës së Minatorëve Gani Hysenaj, tha se ata bëjnë jetë tmerrësisht të rëndë.
“ Jetojmë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Në Kodrën e Minatorëve mezi s’presin të vdes dikush e të marrin 25 euro”, u shpreh Hysenaj, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në lidhje me largimin e sheshit “Adem Jashari” që e patën ngrit vetë qytetarët, në lagjen e “Boshnjakëve” , përfaqësuesi i lagjes Fevzi Beqiri, tha se ai shesh nuk i pengon askujt.

“Sheshi ‘Adem Jashari’, mendohet të hiqet, por ai shesh nuk i pengon askujt dhe duhet që të rindërtohet”, tha ai.
Kërkesat e Beqirit nuk mbaruan me kaq, pasi ai kërkoi nga institucionet që t’iu kthehet normaliteti edhe në fushën e arsimimit, pasi shkollat që gjenden në veri duhet të funksionalizohen edhe për shqiptarët.

“Si përfaqësues i lagjes së Boshnjakëve kërkoj që 100 nxënësit shqiptarë të kthehen në shkollën ‘Nonda Bulka’. Gjithashtu edhe shqiptarët të kthehen në vendbanimet e tyre. Nuk duam që neve të na trajtojnë me standard të dyfishtë, por të jemi të barabartë me të gjithë. Edhe për xhamin kërkojmë që të rindërtohet. Naim Tërnava, kur të kthehet, të vijë në fillim këtu në xhami”, shpalosi kërkesat e tij Beqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme