Shqyrtohet Projektligji për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 13:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike. Një ndër problemet që kanë penguar antarësimin e Kosovës në këtë shkollë ka qenë fakti se në kohën kur është themeluar ky institucion Kosova nuk ka qenë shtet dhe është përfaqësuar nga UNMIK-u, raporton Ekonomia Online.

Shqipe Pantina, ka thënë se ka paqartësi rreth asaj se çka po shqyrtohet pasi që i ka kaluar mandati marrëveshjes.

“Te neni 30 i marrëveshjes thuhet kështu: Kjo marrëveshje mbetet në fuqi deri shtatë vite pas hyrjes në fuqi por me mundësi vazhdimi mes antarëve të ReSPA-as. Para përfundimit vitit të 5, antarët e ReSPA-s me shumicë prej 2/3 të antarëve vendosin se a do të vazhdojë marrëveshjen apo jo. Çka po ratifikojmë ne, a po e ratifikojmë marrëveshjen e vitit 2009 apo kjo marrëveshje është rishqyrtuar. Kësaj i ka kaluar sepse kanë kaluar më shumë se 7 vite”, tha Pantina.

Kurse Milaim Zeka, është shprehur se shumë institute janë krijuar vetëm sa për sy e faqe, duke e marrur shembull Institutin për Krime Lufte i cili është krijuar nga Ministria e Drejtësisë në kohën sa ka qenë ministër Hajredin Kuçi.

“Shumë institute janë krijuar për sy e faqe. Një shembull është instituti për krime lufte nga Ministria e Drejtësisë i cili është krijuar në kohën e Hajredin Kuçit. Ai është krijuar veq për sy e faqe. Prandaj unë e kam një propozim, që ju si minister duhet që ta bëni një ndërhyrje në IKAP”, tha Zeka.

Ministri Yagcilar tha kërkesa për të u antarësuar në këtë organizatë është bër në vitin 2011, e cila u aprovua nga bordi i shkollës në vitin 2013.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar në shtetet e rajonit. Kosova nuk ka qenë si shtet i pavarur dhe neve na ka përfaqësuar UNMIK-u. Ne si Kosovë nuk kemi pas drejtë të antarësohemi. Ne kemi bërë kërkesë në vitin 2011, që të jemi pjesë e Shkollës Rajonale dhe në vitin 2013 bordi i kësaj shkolle ka aprovuar kërkesën e Kosovës. Prej vitit 2013 disa herë kam drejtuar në Qeveri që kjo çështje të procedohet më tutje pasi ka ndikim në buxhet”, tha Yagcilar.

Sipas tij interesi nga ky antarësim i përfshinë edhe shumë institucione tjera të vendit pasi që mundësohet shfrytëzimi i përvojave të huaja.

Të ngjashme