Shteti shpërfill të rinjtë me potencial të jashtëzakonshëm intelektual

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 08:07 | Nga

Para pesë vjetësh Elvire Bushi nga Hani i Elezit e kishte nominuar vajzën e saj që të bëhej pjesë e Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme (ATOMI) që është e vetmja organizatë në Kosovë që merret me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve dhe të rinjve me potencial të jashtëzakonshëm intelektual.

Këtë veprim e kishte marrë pasi e kishte vërejtur se vajza e saj ka inteligjencë të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo thotë se nuk kanë pasur kurrfarë përkrahjeje nga shteti për fëmijën e saj. Megjithatë Bushi thekson se Atomi ia hapi dyert vajzës Arbonita, e cila tashmë vazhdon studimet në Amerikë.

“Shteti e as komuna nuk i ka ofruar asnjë përkrahje. Atomi ua ka hapur mundësinë të gjithëve që kanë dashur ta testojnë veten dhe pas nominimit ajo është pranuar. Më pas Atomi e ka udhëzuar që të aplikojë në UWC shkollat (kolegjet për botën e bashkuar), ku është pranuar dhe ka shkuar dy vjet në Holandë e më pas në Amerikë, ku është në vitin e dytë të studimeve. Vajza studion Ekologji Njerëzore, bile i është imponuar të shkojë në drejtim jo aq të preferuar vetëm për shkak se në tjerat është dashur të participojnë e ne nuk kemi pasur mundësi ta përkrahnim financiarisht”, ka treguar ajo, duke thënë se vajza e saj 20-vjeçare njëkohësisht punon që t’i financojë studimet.

Projekti Atomi funksionon që nga viti 2011 dhe është i vetmi mekanizëm dhe program për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve dhe të rinjve me këtë potencial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme