Shugurimi i Katedrales dhe Shën Terezës bëhet më 5 shtator

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 12:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ipeshkvia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka dhënë detaje rreth ceremonisë së shugurimit të Katedrales dhe Shën Terezës.

Aty u tha se ceremonia e shugurimit do të mbahet më 5 shtator.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka bërë të ditur se Shugurimi i shenjtores dhe Katedrales është dita kur objekti vihet në shërbim të Zotit dhe popullit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në këtë ditë do të realizohen edhe një dëshrë e dy personaliteteve të shquara që tashmë nuk jetojnë më.

“Me këtë realizohet një dëshirë dhe nevojë e ipeshkvit Imzot Mark Sopi si dhe presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Po i përmendi këta dy sepse janë së bashku në amshim. Kemi një lajm Pap Franqesku e ka emëruar delegatin personal të tij për shugurimin e shenjtores Nëna Terezë në Prishtinë. E dyta është Ernest Troshani kardinali i cili është një ndër figurat qendrore të kishës katolike”, tha ai.

Shugurimi i Katedrales do të vazhdojë për tri ditë, e cila do të përcillet me aktivitete të ndryshme si dhe me lutje për Nënën Terezë.

Të ngjashme