Peci: Mbi 38 për qind e personave në burgje ndodhen në paraburgim

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 12:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka mbajtur tryezën: “Avancimi i drejtësisë penale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Në tryezën u tha se qytetarëve shpeshherë u shkelen të drejtat njerëzore gjatë paraburgimit ose nga periudha e arrestimit të policisë deri tek vendimi për paraburgim, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka drejtuar kritika për gjyqtarët e Kosovës të cilët caktojnë masa të paraburgimit, duke thënë se arsyetimet për një gjë të tillë duhet të jenë më të arsyeshme.

Peci e bëri këtë deklaratë në tryezën për mbrojtjen e ë mbijetuarve të torturës, ku u tha se 38 deri në 40 për qind e popullsisë së përgjithshme në burgje ndodhen në paraburgim. Derisa rreth 60 për qind nuk kanë vendim të prerë nga gjykata.

Për një gjë të tillë si dhe për caktimin e masës së paraburgimit pa arsye të qartë, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci pati kritika në drejtim të gjyqtarëve.

Sipas tij, edhe vazhdimi i paraburgimit si dhe stërzgjatja e tij, ka bërë që gjyqtarë të përballen me shumë të madh të lëndëve nëpër gjykata dhe mos të arrijnë të njëjta t’i përfundojnë në kohën e paraparë.

Peci bëri thirrje që edhe keqtrajtimet e ndryshme që mund t’u bëhen të paraburgosurve të raportohen dhe rastet e tilla të trajtohen me procedurë të përshpejtuar.

Shqipe Ibraj Mala, nga zyra e Avokati i Popullit tha se ky institucion problemin më të madh e ka deri më tani me sektorin privat.

Në tryezë pjesëmarrës ishte edhe Sokol Zogaj nga Qendra Korrektuese e Kosovës, i cili tha se çdo herë ka bashkëpunuar me sistemin e drejtësisë dhe një gjë të tillë e ofron edhe më tutje në të mirë tij.

Lexo më shumë:

Të ngjashme