Pjesëtari i FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore në Britani

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Nëntogeri Kemajl Haliti është përzgjedhë t’i vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt të Britanisë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada britanike në Kosovë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të studimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

“Mbretëria e Bashkuar në Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aftësimin në fushën e Lidershipit dhe Arsimit”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme