QKRMT dënon sulmin ndaj Zogajt

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka dënuar sulmin ndaj u.d të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajt.

“Sipas informacioneve nga media të ndryshme, sot rreth orës 07:00, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShKK z. Sokol Zogaj është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur derisa po dilte nga banesa e tij në Prishtinë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve tëTorturës (QKRMT), dënon sulmin ndaj z. Sokol Zogaj dhe u bën thirrje organeve kompetente që sa më ta trajtojnë rastin dhe kryesit e sulmit të përgjegjen përpara organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

QKRMT nga viti 2007 në mënyrë të rregullt monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme