Tahiri: Nuk do të lejojmë radikalizmin në burgje, pas kryerjes së dënimit do të integrohen në shoqëri

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 09:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, kanë nënshkruar memorandum për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovë.

Tahiri mas nënshkrimit të memorandumit tha se memorandumi i mundëson KMDLNjS-së monitorin e punës në qendrat korrektues të Kosovës.

Ministri i pyetur nga Ekonomia Online rreth radikalizmit në burgje, tha se nuk do të lejojnë një gjë të tillë, ngase bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) e institucionet ndërkombëtare janë duke u marrë intensivisht me këtë çështje.

Por sipas tij, e rëndësishme është edhe inkuadrimi i këtyre personave në jetë pasi këta të fundit të kryejnë dënimin.

“Ne si ministri bashkë edhe me BIK-un dhe institucionet ndërkombëtare nuk do të lejojmë radikalizmin dhe ata njerëz kur të përfundojnë burgun të kthen në jetë. Kemi programet dhe jemi duke punuar në këtë drejtim”.

Kurse Shala tha se radikalizmi i burgjeve, nuk është fenomen i përhapur por i stërmadhuar për qëllime të tjera. Sipas tij, në burgjet e Kosovës personat e kanë të drejtë ne ushtrimit të fesë.

“Ka pas raste kur të burgosurit e kanë lëshuar mjekrën dhe nuk i ka penguar askush”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme