Therje me thikë në Vushtrri

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar në Vushtrri, pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes veti.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit në përleshje kishte përdorur një thikë me të cilën e kishte goditur të dyshuarin e dytë, kurse i dyshuari i dytë e kishte goditur me kondak të armës në kokë të dyshuarin e parë.

“Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuari pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme