Vdes këmbësori që u godit në autostradë

Prizren | 12 Gus 2017 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet la ndodhur sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një person ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në afërsi të Prizrenit.

Lajmin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se inicialet e personit janë XH. M dhe është i lindur në vitin 1966.

Krasniqi ka konfiruar se ngjarja ka ndodhur në ora 17:00, në daljen veriore të autostradës për Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme