Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 15:12 | Nga

The Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar dokumente sekrete nga puna e tyre, raporte të përndjekjes së punës së shteteve.

Në mesin e dokumenteve që dje u bënë publike, është edhe një raport i CIA-s për idenë e Rusisë për të krijuar një shtet shqiptaro-maqedon dhe për ta shpëtuar nga Jugosllavia e atëhershme.

Në vitin 1949, Rusia e sotme (Bashkimi Sovjetik i atëhershëm) kishte në plan të krijonte një shtet që do të kapte kufijtë deri në Prizren, Prishtinë, Vranje dhe në pjesën veriore të Nishit të sotëm. Ky kufi duhej të shkonte deri në Radomir dhe Pirin. Selaniku gjithashtu ishte brenda këtyre kufinjëve të menduara nga Rusia.

Në vitin 1949 Rusia për këtë projekt kishte filluar përgatitjet dhe ta bënte realitet, duke dërguar 15 njësi të tankeve në Bullgari. Bile, Rusia ka kërkuar edhe ndihmën e shteteve fqinje si Bullgaria.

Në atë periudhë, Rusia e ka vlerësuar se Josip Broz Titot do të ishte i pa fuqishëm për të mbrojtur këto kufinj, të menduara mirë nga Bashkimi Sovjetik me këtë plan, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky shtet i krijuar nga Rusia menjëherë do të bashkohej me Shqipërinë e atëhershëm.

Si dhuratë për ndihmën e Bullgarisë për tu realizuar ky projekt, Kavalla do të ishte e shteti bullgar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme