Skamja e detyroi të jetojë 8 vjet larg gruas dhe fëmijëve

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 16:23 | Nga

Emrullah Berisha nga fshati Gurë i Bardhë i Komunës së Malishevës për tetë vjet u detyrua që fëmijët dhe gruan t’i dërgojë tek miqtë e tij, për shkak të mungesës së banimit dhe kushteve elementare për jetesë.

Mirëpo, më në fund kjo familje ka marrë një lajm të mirë. Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e mori për obligim të bashkojë prapë këtë familje.

Dhe vetëm për tre ditë nga njoftimi për ndihmë kësaj familje, u arrit të sigurohet donacioni nga shoqata “Mërgimtarët shqiptarë në Australisë”, të cilët do ta financojnë ndërtimin komplet të kësaj shtëpie.

Halil Kastrati, drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka thënë për Ekonomia Online se kjo familje për shumë vjet ka jetuar në kushte shumë të rënda dhe prekëse, andaj kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë.

“E vizituam Emrullah Berishën, një baba i cili qe 8 vite jeton i vetëm sepse bashkëshortja dhe fëmijët e tij rrinë te dajtë. Ne i jepem lajmin se po ju ndërtohet shtëpia dhe po bëhen prapë bashkë. Falënderojmë shoqatën bamirëse “Mërgimtarët shqiptarë në Australi” të cilët kanë shprehur dëshirën që ta bëjnë me shtëpi këtë familje”, ka thënë ai.

Gruaja dhe fëmijët e tij u shprehën të lumtur që pas një kohe të gjatë do të jetojnë të bashkuar dhe në shtëpi të re.

Ahh sa prekese Mos e le pa e shikuarLote dhe emocione gezimiPas 8 viteve larg njeri tjetrit, sot ju dha lajmi shume i gezueshemPo behen me shtepi te re dhe po bashkohen me babainSHIKOJE SHPERNDAJE

Posted by Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit on Monday, April 17, 2017

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

 

 

Të ngjashme