Sllovenët të gatshëm të investojnë në sektorin e mjedisit

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 17:30 | Nga

U.d i ministrit të MMPH-së  Ferat Shala, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë të akredituar në Kosovë Miljan Majhen i shoqëruar me biznismen sllovenë.

Biznismenët sllovenë të kryesuar nga Sonja Ruter, Drejtoreshë e EAC klubit të Biznismenve sllovenë dhe atyre kosovarë.

Pas dëgjimit të mysafirëve dhe interesimit të tyre për investime në aspektin mjedisor, Shala fillimisht të pranishmit i informoi për infrastrukturën ligjore si dhe mundësitë e investimeve në sferat që mbulon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndër të tjera u.d i ministrit Shala tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në përshtatjen e legjislacionin, për lehtësimin e investimeve të huaja në Kosovë, duke potencuar nevojën e mirëpritur të investimeve nga jashtë, veçanërisht investimet sllovene në menaxhimin e mbeturinave, ujit por edhe në sektor tjerë mjedisor.

Në fund Shala tha se MMPH, konform kapaciteteve që ka, do të ofrojë tërë mbështetjen e saj për projektet e bashkëpunimit dhe investimeve nga investitorët sllovenë me theks të veçant trajtimin e ujrave të zeza, sepse Kosova ka filluar nga e para dhe si qëllim ka një mjedis të shëndetshëm dhe të pastërt. Në fund të takimit  Shala edhe njëherë falënderoi Qeverinë sllovene për mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës, në të gjitha fushat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme