Sot seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:02 | Nga

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët që do të paraqiten para Gjykatës janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu,  Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme