“Spanja, barriera kryesore kundër Kosovës në zonën Schengen”

Prishtinë | 19 Mar 2017 | 13:51 | Nga

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm i mbetur nga ana e BE-së për liberalizim të vizave, por një gjë e tillë nuk garanton lëvizjen e lirë të kosovarëve, sepse problemi kryesor në fund do të jetë Spanja e cila nuk e ka njohur pasaportën e Kosovës, ka thënë profesori i së Drejtës Evropiane Emrush Ujkani.

Ai ka shpjeguar procesin e votimit të mekanizmave të Bashkimit Evropian, pas ratifikimit të demarkacionit nëse ndodh një gjë e tillë në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket deklaratës se zonjës Mogherini lidhur me procesin e ratifikimit te marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe mundësisë që Kosova të përfitoj liberalizimin e vizave nuk e besoj qe mund të ndodh pasi qe problemi qëndron kryesisht tek Spanja e cila nuk ka njohur pasaportat e Kosovës. Prandaj edhe po te ndodh ratifikimi mendoj qe BE duhet te ballafaqohet me Spanjën e cila nuk njeh pasaportat e Kosovës”, ka thënë Ujkani.(Indeksonline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme