Studentët e arkitekturës në UBT me projekte për hapësirat urbane

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 17:50 | Nga

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të organizuar nga Kolegji UBT, në Programin e Arkitekturës, u bë prezantimi i modulit “Contemporary Development of Public Spaces in Urban Area”.

Në ditën e fundit të punimeve, studentët e ndarë në 6 grupe punuese prezantuan 6 projekte të ndërlidhura me hapësirat publike, duke përfshirë trafikun, gjelbërimin e rekreacionin, sheshet dhe rrethinat urbane të ndërtesave shkollore.

Këto projekte ishin cilësore dhe të strukturuara mirë, sepse pas analizës dhe vlerësimit të gjendjes në terren, studentët kanë shqyrtuar opsionet planifikuese dhe rregulluese të këtyre hapësirave, në bazë të normave dhe standardeve të aplikueshme, në mënyrë që ato të bëhen vlerë shtesë e cilësisë se jetës urbane të qytetarëve të Prishtinës.

E veçanta e këtyre projekteve është se në masë të konsiderueshme karakterizohen me inovacione, sidomos në rastet kur janë të ndërlidhura me efiçiencën energjetike, ekologjinë, aplikimet teknologjike të avancuara etj.

Projektet u vlerësuan lart nga mësimdhënësit, duke i motivuar studentët që të vazhdojnë tutje me angazhimet e suksese, në fushën e planifikimit urban.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme