Një grup studentësh kanë penguar aktivitetin me rastin e shënimit të 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Me të filluar fjalimi i rektorit Marjan Demaj, disa studentë kanë fishkëllyer dhe bërtitur duke pamundësuar mbajtjen e fjalimit, raporton ekipi i Ekonomia Online.
Sigurimi i ka larguar nga vendi ku po mbahej takimi. Studentët po përleshen me sigurimin dhe policinë edhe në oborrin e Rektoratit.
Disa prej tyre kanë pësuar lëndime nga spreji i hedhur nga sigurimi.