Sulmi në Manchester, reagon edhe Haradinaj

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 11:12 | Nga

Lideri i AAK-së, njëherësh kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se është i shokuar me sulmin terrorist në Manchester.

“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Mançester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë Britaneze dhe popullin e saj. Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme