Të akuzuarit e organizatës “Syri i Popullit” deklarohen të pafajshëm

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 12:35 | Nga

Dhjetë të akuzuarit e rastit të njohur si “Syri i Popullit” janë deklaruar të pafajshëm për akuzat të cilët rëndojnë mbi ta.

Në seancën e shqyrtimit fillestar ndaj tyre, e cila u mbajt e mbyllur për publikun, të akuzuarit kanë mohuar akuzat e prokurorit special, Sylë Hoxha, duke deklaruar se e ndjejnë veten të pafajshëm.

Njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve , avokati Nikë Shala tha për gazetën “Zëri” se seanca ka përfunduar para pak çastesh. Sipas tij, të gjithë të akuzuarit kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Ai tregoi se mbrojtja e të akuzuarve ka afat ligjor prej 30 ditësh që t’i paraqes kundërshtimet e veta në gjykatë. Ndërsa pasi gjykata të vendosë rreth kundërshtimeve të mbrojtësve, do të caktohet seance e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme