Të premten Fitër Bajrami

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:06 | Nga

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 15 qershor 2018.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë Resul ef. Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit me mesazh për këtë festë.

Me rastin e Fitër Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht do të organizojë pritje në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme