Të rinjtë e AAK-së: Kosova s’është në rrugën e duhur

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 13:40 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Te rinjtë e AAK-së kanë mbajtur një aktivitet simbolik, në margjinat e Samitit të Komisioneve për Punë të Jashtme, për të diskutuar luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit që po mbahet në Prishtinë.

Ata kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të sensibilizohet karshi Kosovës, e cila sipas tyre, nuk është në rrugën e duhur e cila udhëhiqet nga njerëzit që kanë prioritet vetëm interesat personale.

“Jemi mbledh së bashku për të përfaqësuar AAK në këtë aktivitet simbolik pikërisht këtu para hotelit ku po mbahet konferenca e samitit evropian, konkretisht përfaqësuesit evropian, ku qëllimi është të sensibilizojmë dhe të ndikojmë në rritjen e vetëdijesimit të faktorëve ndërkombëtar që Kosova nuk është në rrugën e duhur dhe udhëhiqet nga njerëzit që e kanë prioritet vetëm interesin e tyre personale dhe nuk kanë aspak në fokus zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë Diellza Hoti, kryetare e të rinjve të AAK-së.

Ndërsa, Ismajl Spahiu, kryetar i të rinjve në AAK në Fushë Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria që të ndalojë marrëveshjet, siç i quajti ai të dëmshme për Kosovën.

“Bëjmë apel rreth ngritjes së vetëdijes mentale të qeverisë që të bëjnë parandalimin e këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Ne nuk kemi tokë për të falur dhe si e tillë kjo nuk ndikon aspak në zhvillimin ekonomik përveç që do t’i qasemi një lloj stagnimi të gjithëmbarshëm të qytetarëve të Kosovës. E gjitha do të shkonte në dëm të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme