Të rinjtë po përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe të robotikës në SHBA

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 23:06 | Nga

Ka filluar gara më e madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që po mbahet në SHBA. Pesë nxënës të shkollave të mesme janë duke e përfaqësuar Kosovën në këtë garë të rëndësishme.

Nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, nën mentorimin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, tani janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.

Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit përfshihen dhe nevojiten aftësi, ide dhe kreativitet në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

FIRST Global është garë që i inspiron të rinjtë të mësojnë aftësitë që u duhen për të bërë shpikje, që prindërit dhe gjyshërit e tyre do i konsideronin vetëm mrekulli, gjëra të pamundura ose plane fiktive shkencore., teksa synon që përmes pjesëmarrjes së tyre në këtë garë ndërkombëtare, të ndërtojë ura ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, me prapavijë, gjuhë, fe dhe zakone të ndryshme.

Gara do të përcillet live në linkun First.global/live dhe fillon në ora 23:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme