Telegram ngushëllimi nga Guvernatori Mehmeti për familjen Demaçi

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 10:55 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për vdekjen e veprimtarit të shquar dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

“E nderuara familje e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi. Në emrin tim dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e figurës shumë të rëndësishme për Kosovën.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për vendin. Por, veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruan në telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme