Thaçi dekoron Era Istrefin për kontributin e saj në promovimin e Kosovës në botë

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 13:25 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Dekorimi u bë për kontributin e Erës në promovimin e Kosovës në botë.

Presidenti Thaçi tha se pjesëmarrja e saj në Kampionatin Botëror ka qenë zëri i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sot për mua është një moment i veçantë që të pres identitetin dhe fytyrën, imazhin pozitiv në botë, Era Istrefin, zëri i së cilës na përcjellë kudo që jemi”.

“Jemi shumë krenarë më të arriturat tuaja, Era. Prezenca juaj në Kampionat Botëror ishte simbolikë, mesazh, ishte zëri i Kosovës”.

Ndërsa Era tha se këtë medalje e sheh si një ekstra-motivim që të punojë dhe ta promovojë Kosovën edhe më shumë, raporton EO.

“Ndihem më se e nderuar që kjo medalje vjen nga vendi im, vendi ku jam rritë”.

“Është një ekstra-motivim për mua qe të punoj dhe ta promovoj Kosovën sa më shumë”.

Përveç “dhuratës” së Presidentit edhe Era i dhuroi atij një top nga Kampionati i nënshkruar nga Ronaldinho, Will Smith dhe vetë ajo.

E pyetur nëse edhe artistët krenohen me politikanët e vendit Era u përgjigj se ata kanë një barrë dhe një përgjegjësi më të madhe se artistët.

Të ngjashme