Thaçi dekoron ish-presidentin Rugova me Medaljen e dhjetëvjetorit të pavarësisë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 12:43 | Nga Besajana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës hapë ekspozitën historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.

Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi sjellin për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës

 

Të ngjashme