Thaçi i gëzuar për marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 13:46 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e Samitit të NATO-s në Varshavë.

Ai i është gëzuar rëndësisë që NAto i ka dhënë Ballkanit perëndimor dhe pritjes mirë të aspiratës së Kosovës që të ofrojë siguri për banorët e saj dhe të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit. Por, veçanërisht na gëzon fakti që Aleanca do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe deri në ministerialin në dhjetor do t’i japë përgjigje edhe kërkesës sonë shtetërore për marrëdhënie më të avancuara me NATO-n”, shkruan Thaçi.

Ai, edhe pse ende nuk janë formuar Forcat e Armatosura të Kosovës, flet se si do të duken ato.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, potencon Thaçi.

Vlerësimi që na bëhet nga NATO –vazhdon më tej Thaçi,- është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s.

Të ngjashme