Thaçi: Hadi Shehu ishte pasuri e madhe e artit shqiptar

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 12:58 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e aktorit Hadi Shehut, me rastin e vdekjes së tij.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Shehu me veprimtarinë e tij krijuese e artistike, ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, ai ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi. Ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë komunitetit artistik në Kosovë. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme