Thaçi i përgjigjet Delawies: Transformimi i FSK-së nuk mund të konsiderohet i njëanshëm

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 16:09 | Nga

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe njëherë ka sqaruar se nisma e tij për themelimin e Ushtrisë është krejt legjitime dhe nuk bëhet fjalë për vendim të njëanshëm.

Ai si duket këtë shkrim në facebook e ka bërë si reagim ndaj ambasadorit të SHBA-së Greg Delawie, i cili tha se nisma e Thaçit për formimin e Ushtrisë duhet të ndalohet.

Presidenti ka thënë se “ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim”.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në fcb:

Qytetarë të nderuar,

Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.

Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.

Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.

Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme