Thaçi: Idriz Ajeti është Çabej i Kosovës

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 13:21 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.

Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.

DSC_7727 copy

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme