Thaçi nga “Parada e Krenarisë”: Nuk do të lejojmë që askush të kërcënojë dhe të ndjell frikë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 11:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në paradën e organizuar nga komuniteti LGBTIQ. Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për të drejtat e këtij komuniteti dhe ka konfirmuar edhe njëherë se në Kosovë të gjitha komunitet janë të barabarta.

“Shteti dhe shoqëria kosovare janë të ndërtuara mbi parimet e barazisë e lirisë për të gjitha komunitetet. Nuk do të lejojmë që kushdo në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime kundër ndonjë individi apo kundër ndonjë grupi”, ka shtuar ai.

Presidenti ka vlerësuar angazhimin e të gjithëve që liritë dhe të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të promovohen.

Duke përkrahur marshin, presidenti është shprehur se ”sot vëmendja duhet të jetë te përfaqësuesit e komuniteti, te organizatorët e marshit, e jo te institucionet”.

“Institucioneve të shtetit të Kosovës u përket të përkrahin dhe të mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.

Lenti, njëri prej përfaqësuesve ka thënë se ata janë grumbulluar për të rrezatuar dashuri edhe për ata që siç ka thënë i urrejnë.

“Urrejtja i helmon shpirtrat e njerëzve dhe i bënë ata të mjerë. Më shumë se urrejtja na duhet dashuria, më shumë se urrejtja na duhet humanizmi. Nuk po flas vetëm për dashurinë emocional por edhe për atë të domosdoshme që kjo shoqëri duhet të ketë”, ka thënë ai.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, tha se perspektiva evropiane e Kosovës kërkon respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve .

“Si shtet dhe si shoqëri duhet t’i mbrojmë dhe t’i respektojmë të drejtat e secilit komunitet përfshirë edhe atë LGBTI”, tha jo.

Ambasadori britanik Ruari O’Cannell ka marr pjesë në mardh, aty ishte edhe shefja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka arritur në Paradën e Krenarisë të komunitetit LGBTI, vetëm pasi përfundoi marshi nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Një grup qytetarësh kundërshtojnë “Paradën e Krenarisë”

Një grup qytetarësh kanë dalë në shesh për të kundërshtuar Paradën e Krenarisë e cila është organizuar nga komuniteti LGBTI.

Ata kishin  në duar pankarta me flamurin që identifikon komunitetin LGBTI me shenjën e ndalesës apo kundërshtimit.

Gjatë kohës sa pjesëmarrësit e paradës po kalonin në shesh, ata fishkëllenin dhe i tregonin gishtin e mesit atyre.

Nis parada e Krenarisë

Në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, ka nisur parada e komunitetit LGBTI. Në marshi me moton “Parada e Krenarisë”, dhjetëra persona me flamuj që simbolizojnë njerëzit me orientime të ndryshme seksuale si dhe parullat me të cilat kërkojnë që të pranohen dhe të mos diskriminohen nga shoqëria.

Policia janë të pranishëm në shesh për të evituar parregullsitë. Organizatorët e kësaj parade kishin thënë se gjatë këtyre ditëve kanë marrë kërcënime, ndërsa Policia e Kosovës kishte paralajmëruar se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, raporton EO.

Parada me moton “Në emër të Dashnisë” nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Para se të caktohej kjo datë, organizatat që përkrahin të drejtat e komunitetit kishin planifikuar të mbanin një marsh më 17 maj.

Por, pas rënies së Qeverisë më 14 maj të këtij viti, organizatorët kishin vlerësuar se atmosfera nuk ishte e duhur prandaj e kishin anuluar për të filluar përgatitjet për diçka më të madhe – Paradën.

11 tetori është Dita Ndërkombëtare e Daljes (National Coming Out Day), dedikuar personave të cilët janë pjesë e komunitetit LGBT.

Kjo ditë ka për qëllim që t’i ftojë qytetarët që të marrin guximin për të dalë si pjesë e këtij komuniteti.

Të ngjashme