Thaçi ngushëllon në gjuhën frënge familjen e ish-presidentes evropiane

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 16:11 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e ish-presidentes së Parlamentit Evropian, Nicole Fontaine.

Mirëpo ngushëllimi i tij ka qenë i veçantë, Thaçi telegram ngushëllimin e tij e ka shkruar në gjuhën frënge.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi në gjuhën frënge ka shkruar se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të ish-presidenten Fontaine.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të dashurit të e Nicole Fontaine, ish-Presidenten e Parlamentit Evropian, një miket më të mëdha të Kosovës. Kosovarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për solidaritetin dhe mbështetjen e tij për pavarësinë e shtetit tonë!”, ka shkruar Thaçi.

Zyrtarë të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar se ish-presidentja ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Të ngjashme