Thaçi: Nuk do të lejojmë tensionimin e situatës në veri

Prishtinë | 28 Jan 2017 | 11:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se janë duke punuar ngushtë me institucionet lokale të Mitrovicës së veriut për të larguar murin në atë pjesë.

Ai tha se nuk pret tensionim të situatës atje, por përkundrazi tha se do të koordinohen me të gjitha institucionet që të mundësohet lëvizje e lirë në veri, raporton Ekonomia Online.

“Nuk pres ngritje  të tensioneve,  përkundrazi pres një koordinim që mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Po punojmë ngushtë me autoritetet lokale atje që në mënyrë të koordinuar të hiqet muri”, tha ai.

Këto komente i pari i shtetit i bëri pas konferencës vjetore të Prokurorisë së Shtetit.

Thaçi përshëndeti edhe qëndrimin e administratës së re të SHBA-së, e cila rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën.

Të ngjashme