Thaçi pengohet gjatë fjalimit të tij në UBT

Lipjan | 17 Mar 2017 | 10:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbajtjes së një ligjërate para studentëve në Kolegjin “UBT”, është ndërprerë nga një studente e cila ndërhyri duke e pyetur: “A je president i Klanit Pronto”.

Me këtë rast ka ndëhyrë sigurimi, duke e larguar atë nga salla, sikur shihet dhe në video-incizimin e kameramanit të Ekonomia Online, Liridon Zejnullahu.

Pas këtij “incidenti” presidenti Thaçi ka vazhduar debatin me studentët duke përmendur disa të arritura në mesin e tyre edhe pranimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në fund, një tjetër student i UBT-së, që nga mediet është zbuluar se është aktivist i Vetëvendosjes, është ngritur në këmbë dhe është “ankuar” se nuk po lejohen të flasin. Edhe, ai e ka quajtur hajn presidentin e Republikës.

Të ngjashme