Thaçi priti një delegacion të komunitetit turk, uron për ditën e tyre

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 14:07 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga komuniteti turk i Kosovës për nder të “Ditës së komunitetit turk në Kosovë”.

Duke i uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk për ditën e tyre, presidenti Thaçi ka thënë se komunitetet e pasurojnë shoqërinë tonë me festat dhe kulturën e tyre.

“Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Mahir Yagcilar, Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe kryesues i këtij delegacioni, theksoi se bashkëjetesa dhe toleranca kanë traditë shekullore në Kosovë.

“Komuniteti turk është i përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës, të demokracisë dhe shoqërisë sonë”, shtoi Yagcilar.

Presidenti Thaçi e falënderoi delegacionin turk edhe për kontributin e vazhdueshëm në institucionet e vendet.

Pas pavarësisë së Kosovës, 22 prilli është caktuar si Dita e Turqve dhe në Ligjin për Festat Zyrtare është caktuar si Ditë Memoriale.

Të ngjashme